Kosovë, një vajzë dyshohet se ka sulmuar një zyrtare policore brenda stacionit të policies në Ferizaj.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur dje në mesditë, ku e dyshuara, shtetase e Kosovës, fillimisht ka kanosur zyrtaren policore dhe më pas e ka sulmuar fizikisht atë brenda ambienteve të stacionit policor.

Gjatë ndërhyrjes për ta vënë nën kontroll situatën, zyrtarja policore ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti do të trajtohet sipas procedurave ligjore në fuqi.

The post Sulm brenda stacionit policor në Ferizaj, lëndohet një zyrtare policore appeared first on Alsat.