Sot rreth orës 12:40, në SPB Shkup është raportuar se pranë varrezave në Butel, personat J.M. (26), B.M. (27) dhe disa të tjerë, të njohur më herët si kryerës të veprave penale “vjedhje të rënda”, kanë sulmuar E.D. (51) dhe M.D. (54), punonjës në  ShA “Butel”. Gjatë sulmit është përdorur armë – pistoletë me gaz, si dhe mjete të ftohta, me ç’rast të dëmtuarit kanë pësuar lëndime trupore. Autoritetet po ndërmarrin masa për zbardhjen e plotë të rastit.