Pas një sezoni të dështuar, Milan pritet të pësojë shumë ndryshime gjatë merkatos së verës, ku do të ketë disa largime “big”. Një nga emrat kryesor që pritet të largohet nga kuqezinjtë është edhe Rafael Leao.
Sulmuesi portugez mendon se tani ka ardhur momenti i duhur për të bërë hapin e radhës në karrierë dhe të transferohet në një ekip konkurrues dhe i aftë për të fituar trofe. “El Nacional” raporton se ëndrra e madhe e Leaos është të veshë fanellën e Barcelonës, portugezi është i joshur nga ideja për të luajtur përkrah yjeve si Yamal, Pedri, Gavi etj.
Te Milan janë të gatshëm të lejojnë largimin e Leao-s, me kusht që të paguhet shifra 70 milionë euro për kartonin e tij. Një shifër disi e vështirë për Barcelonën, për situatën financiare të klubit katalanas, por Milan është e vendosur të mos lejojë largimin e portugezit nën shifrën 70 milionë euro.
Leao pëlqehet shumë nga presidenti Joan Laporta, i cili mund të bëjë edhe një sforco ekonomike për transferimin e tij, por Flick nuk është shumë optimisti për sulmuesin portugez dhe i jep më shumë përparësi nënshkrimeve në pozicionet e tjera në fushë, ku Barcelona ka më shumë nevojë.
The post Sulmuesi i njohur kërkon të transferohet te Barcelona, pëlqehet shumë nga Laporta por jo nga Flick appeared first on Telesport.
