Kolo Muani është gati të largohet nga PSG dhe disa klube kanë shfaqur interes për sulmuesin francez, duke përfshirë Milan dhe Juventus në Itali.
Megjithatë, Chelsea e trajnerit Enzo Maresca duket se është në avantazh për të nënshkruar me 26-vjeçarin. Madje ai mund të vijë në Premier League që në janar.
Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2028 me PSG dhe kostoja e këtij transferimi mund të kalojë 50 milionë euro. Sipas “Foot Mercato”, operacioni duhet të realizohet brenda pak ditësh.
Kolo Muani, në sezonin e tij të dytë me kampionët e Francës, këtë sezon nuk është aktivizuar shumë (2 gola në 14 ndeshje në total, në të gjitha kompeticionet).
The post Sulmuesi i PSG refuzon Italinë, gati transferimi në Premier League që në janar appeared first on Telesport.
