Atalanta nuk ndalet dhe duket se sivjet do te synoje titullin. Skuadra e Gasperinit ka arritur të mposht Roma-n si me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 14-të të Serie A.
Roma e nisi më mirë ndeshjen, duke rrezikuar me Leandro Paredes dhe Manu Kone, por nuk arritën të gjenin golin. Ademola Lookman gjeti rrjetën në minutën e 23-të, por goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje.
Edhe në pjesën e dytë e nisi mirë ekipi i Claudio Ranierit, që rrezikoi me Artem Dovbyk, por që gjuajtja e ukrainasit u prit nga portieri mysafir.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 69-të, kur Marten de Roon arriti ta mposht Mile Svilarin për 1-0.
Gianluca Mancini kishte mundësi të barazonte, por gjuajtja e tij nuk e gjeti cakun.
Pak pa u mbyllur ndeshja, Nicolo Zaniolo arriti të shënojë me kokë për 2-0, duke festuar me tifozët e Atalantas, pasi kur hyri në lojë u vërshëllye.

Me këtë fitore Atalanta ka 31 pikë, ndërsa Roma mbetet në vendin e 15-të me 13 pikë.
The post Super Atalanta, gjunjëzon Romën dhe synon titullin. Zaniolo feston pas golit si i çmendur (VIDEO) appeared first on Telesport.
