Në “Johan Cruijff Arena” në Amsterdam, Ajax dhe PSV dhuruan emocione dhe spektakël në përballjen e parë të sezonit të ri në Eredivise. “De Tooper” u mbyll 1-3 për miqtë e drejtuar nga Peter Bosz. Ndërsa kjo ishte humbja e parë ne derbi për spanjollin Michel, që mori drejtimin e Ajax-it gjatë kësaj vere.

Supersfida u zhbllokua që në minutën e 5-të, ku pas një krosimi në zonë të Ivan Perisic dhe asistit të Ruben van Bommel, ishte Rivardo Pepi që dërgoi topin në rrjetë dhe kaloi në avantazh PSV-në. SHIKOGOLIN

Në minutën e 23-të, Ajax barazoi shifrat 1-1 me golin e Tolu Arokodare, i cili nuk e kishte të vështirë të dërgonte topin në rrjetë, pas një rrëmuje në zonë. SHIKOGOLIN2

Në shtesën e pjesës së parë, ishte Lutsharel Geertruida që shënoi golin e dytë për PSV-në, me një goditje fluturimthi, pas një krosimi nga këndi të Perisic. Pjesa e parë mbyllet 1-2 për miqtë. SHIKOGOLIN

Në shtesën e pjesës së dytë ishte Esmir Bajraktarevic i futur si zëvendësues, i cili shënoi golin e tretë dhe vulosi fitoren e PSV-së, 1-3,
e cila kryeson renditjen momentalisht me 13 pikë në 4 ndeshje. Ajax pëson humbjen e parë të sezonit dhe ka 7 pikë në 4 ndeshje. SHIKOGOLINEFUNDIT

The post Super përballje në Amsterdam, PSV fiton “De Topper-in” e parë të sezonit ndaj Ajax (video) appeared first on Telesport.