Pas kritikave që mori në ndeshjen e parë të Portugalisë në këtë Botëror, pas barazimit 1-1 ndaj D.R Kongo, Cristiano Ronaldo ka reaguar në mënyrën më të mirë të mundshme duke shënuar dy gola në pjesën e parë ndaj Uzbekistanit, ku Portugalia po udhëheq 3-0.
Golat e shënuar sot, bëjnë që Cristiano Ronaldo të shkruajë emrin me gërma të mëdha në historinë e Kupës së Botës. Portugezi është lojtari i vetëm në histori që ka shënuar në 6 Botërorë rresht.
Gjë që rivali i tij përjetshëm, Lionel Messi, nuk e ka arritur dot dhe nuk e arrin dot këtë rekord, pasi në Kupën e Botës 2010, nuk shënoi asnjë gol. Edhe pse tashmë nuk janë më në kulmin e karrierës së tyre, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi vazhdojnë të shkruajnë historinë dhe të vendosin rekorde njëri pas tjetrit.
The post Super rekordi i vendosur nga Cristiano Ronaldo që Messi dhe të tjerët nuk e arrijnë dot appeared first on Telesport.
