Champions League hyn në territorin e saj më të shenjtë; aty ku përqindjet peshojnë, por historia flet më fort. Superkompjuteri i Opta ka llogaritur shanset për ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, duke nxjerrë favoritë të qartë, por edhe duele ku matematika nuk mjafton për të shpjeguar gjithçka.
Në Mynih, përballja mes Bayernit dhe Real Madridit është shembulli perfekt. Gjermanët kanë 83.68% shanse kualifikimi pas 2-1 në ndeshjen e parë, ndërsa madrilenët vetëm 16.32%. Në simulime, Bayerni fiton 56.7% të rasteve, barazimi është 20.3% (i mjaftueshëm për kualifikim), ndërsa Reali fiton në 23%. Megjithatë, për të kaluar, spanjollëve iu duhet fitore me më shumë se një gol.
E vështirë edhe për Barcelonën që, pas 2-0 ndaj Atlético Madridit ka vetëm 20.39% shanse për kualifikim, kundrejt 79.61% të “rojiblancos”. Në 10.000 simulime, Barça ka 50.4% shanse për fitimin e ndeshjes, por kjo nuk mjafton gjithmonë për kualifikim. Ndërkohë, PSG dhe Arsenali duken më pranë gjysmëfinaleve. Parizienët kanë avantazh 2-0 ndaj Liverpool, ndërsa Arsenali dominon përballjen me Sporting CP.
Megjithatë, historia tregon se si Real Madridi, edhe Barcelona nuk mund të shpallen kurrë të eliminuar para kohe. Shifrat ulin shanset, por nuk matin dot peshën emocionale të një nate të madhe europiane.
The post Superkompjuteri nuk i konsideron të eliminuar në një tjetër “natë të pamundur” të Champions-it appeared first on Telesport.
