Është mbyllur java e 19-të dhe e parafundit e sezonit të rregullt të Superligës në basketboll për meshkuj. Besëlidhja kampione fitoi 99-79 në Durrës ndaj Teutës së vendit të dytë.

Ndonëse pritej një përballjë më e fortë, sidomos pas humbjes së parë sezonale të lezhjanëve një javë më parë, në fushë ishte Besëlidhja ajo që dominoi. Avantazhi 46-31 në përfundim të pjesës së parë e konfirmon këtë.

Asgjë nuk ndryshon edhe në 20 minutat e dyta, me Besëlidhjen që administron avantazhin, madje e thellon atë. Bernard me 19 pikë ishte më i miri për Besëlidhjen, ndërkohë që 38 pikë erdhën nga stoli.

Superliga-Meshkuj, java e 19-të

Kamza Basket – Vllaznia, 73-92

Apolonia – Tirana, 104-103

Teuta – Besëlidhja, 79-99

Renditja: Besëlidhja 37 pikë, Teuta 29 pikë, Apolonia 28 pikë, Tirana 27 pikë, Vllaznia 26 pikë, Kamza Basket 23 pikë.

The post Superliga: Besëlidhja rikthehet te fitorja, mund Teutën dhe mendon për play off-in appeared first on Telesport.