Flamurtari dhe Tirana janë ndarë në barazim 1-1 në Vlorë dhe ky barazim në fakt i shkon për shtat më shumë Bylisit dhe Vorës sa i përket situatës në renditje dhe mbijetesēs teksa bardheblutë ishin disa minuta larg nga fitorja që do t’i jepte qetësi në renditje.
Miqtë shënuan pas vetëm 3 minutash me një gol të Tabekou duke kapur në kundërsulm ekipin vendas me njê top vertikal dhe me mbrotjen e keqvendosur kuqezi.
Vendasit tentuan të reagonin dhe Maksuti ishte lojtari më i mirë mes luftës brenda zone.
Tirana menaxhoi mirë deri në fund kur Meta shkaktoi penallti ndaj Maksutit (e konfirmuar me kufje edhe nga VAR) dhe ky i fundit mposhti Visar Bekajn nga pika e bardhë. Më pas dy ekipet patën nga një rast për kokë por ndeshja pas 96 minutash mbaroi.
Video: Penalltia e Flamurtarit
The post Superliga: Beteja e mbijetesës nuk i buzëqesh askujt, një penallti në fund dënon Tiranën (VIDEO) appeared first on Telesport.
