Pas përfundimit të sezonit të rregullt të Superligës në volejboll janë përcaktuar edhe skuadrat që vijojnë më tej rrugëtimin. Sipas rregullores, dy ekipet e para kualifikohen direkt në gjysmëfinale, ndërsa skuadrat e renditura e renditura në vendet 3-6 luajnë në çerekfinalet play off.

Te femrat, Pogradeci dhe Tirana janë kualifikuar direkt në gjysmëfinale. Ndërsa në çerekfinale (2 dhe 5 prill) do të luhen sfidat Dinamo-Teuta e Skënderbeu-Partizani. Në gjysmëfinale shkojnë ekipet që fitojnë dy nga tri sfidat çerekfinale.

Te meshkujt, dy skuadrat e kualifikuara direkt në gjysmëfinalet play off janë Partizani dhe Tirana. Në çerekfinale (3 dhe 6 prill), dy sfidat që do të luhen janë ato mes Skënderbeut e Studentit si dhe Erzenit dhe Vllaznisë, dy duele mjaft interesante.

Çerekfinale-Femra

2 prill, Dinamo – Teuta

2 prill, Skënderbeu – Partizani

5 prill, Teuta – Dinamo

5 prill, Partizani – Skënderbeu

*Pogradeci e Tirana janë kualifikuar direkt në gjysmëfinale

Çerekfinale-Meshkuj

3 prill, Skënderbeu – Studenti

3 prill, Erzeni – Vllaznia

6 prill, Studenti – Skënderbeu

6 prill, Vllaznia – Erzeni

*Partizani dhe Tirana janë kualifikuar direkt në gjysmëfinale

The post Superliga: Përcaktohen çerekfinalet play off, ja ekipet që shkojnë direkt në gjysmëfinale appeared first on Telesport.