Janë luajtur ndeshjet e javës së 6-të të Superligës në volejboll për meshkuj. Studenti vijon të komandojë kampionatin i pamposhtur, pas fitores 3-2 në Shkodër ndaj Vllaznisë.

Një ndeshje me rivalitet (31-29, 18.25, 19-25, 25-18, 13-15), ku të dyja skuadrat dueluan fort për fitoren deri në fund. Studenti vijon të jetë i shkëputur ndjeshëm në renditje ndaj rivalëve.

Në vendin e dytë ngjitet Tirana, që në “Fahrie Hoti” mposhti 3-0 Elbasanin (25-14, 25-20, 25-21). Ndeshje e komanduar nga bardheblutë, ndërsa Elbasani është i vetmi pa pikë në kampionat.

Fitore të vësjtoirë korri Partizani, që mundi 3-2 Erzenin (25-15, 24-26, 31-29, 22-25, 13-15). Shijakasit kaluan dy herë në epërsi por pa mundur dot të fitojnë, me kampionët që ngjiten në kuotën e 8 poikëve.

Superliga-Meshkuj, java e 6-të

Vllaznia – Studenti, 2-3

Tirana – Elbasani, 3-0

Erzeni – Partizani, 2-3

Skënderbeu (pushim)

Renditja: Studenti 17 pikë, Tirana 10 pikë, Skënderbeu 9 pikë, Vllaznia 9 pikë, Partizani 8 pikë, Erzeni 1 pikë, Elbasani 0 pikë.

The post Superliga: Studenti komandon i pamposhtur, Partizani përmbys Erzenin, fitore e lehtë e Tiranës appeared first on Telesport.