Një lajm i papritur te Parma: Carlos Cuesta nuk është më trajner. Sipas një deklarate zyrtare të klubit, ” nuk ekzistonin më kushtet e nevojshme për të vazhduar punën e nisur, çka çoi në këtë vendim të marrë me marrëveshje të ndërsjellë.”
Ky vendim erdhi pas diskutimeve midis trajnerit dhe drejtorit të përgjithshëm Federico Cherubini, të cilat u përqendruan kryesisht te menaxhimi i disa çështjeve që lidhen me lojën në fushë.
Ky është ndryshimi i tretë i trajnerit në Serie A që nga fillimi i sezonit. Vizioni i trajnerit spanjoll për gjendjen aktuale të skuadrës binte qartazi ndesh me atë të drejtuesve të lartë të klubit, ndaj ata e panë të arsyeshme të ndërmerrnin këtë hap tani, për të shfrytëzuar pauzën e kampionatit për prezantimin e një trajneri të ri.
Megjithatë, largimi i tij përbën një surprizë të madhe, veçanërisht po të kemi parasysh sezonin e parë shumë të suksesshëm të Cuesta, gjatë të cilit skuadra grumbulloi 45 pikë dhe e siguroi mbijetesën shumë më lehtë sesa në sezonin paraardhës.
Për momentin, skuadra i është besuar stafit teknik të brendshëm, i cili do të drejtojë stërvitjen kur të rifillojë puna. Drejtuesit po punojnë tashmë për të identifikuar trajnerin e ri: Alberto Gilardino, i cili drejtoi Pisën sezonin e kaluar është aktualisht favoriti kryesor, para D’Aversa dhe Zanetti.
The post Surpriza në Serie A! Skuadra e njohur ndryshon trajner në mes të pushimeve appeared first on Telesport.
