Pas shkarkimit të Massmiliano Allegri, te Milan situata është ende e paqartë për sa i përket stolit. Sidomos pas refuzimit të Andoni Iraola, që vendosi të drejtojë Liverpool, ku u largua Arne Slot.
Sipas mediave italiane, emri i trajnerit holandez të saposhkarkuar ka përfunduar në agjendën e Zlatan Ibrahimovic. Suedezi po e shqyrton emrin e Slot si një kandidat potencial për stolin e kuqezinjve vitin tjetër.
Ajo që po koordinon gjithçka është Rafaela Pimenta, super-agjentja dhe trashëgimtarja e plotë e Mino Raiola, e cila po mban kontakt të ngushtë me suedezin. Është pikërisht ajo që drejton këtë fushatë bisedimesh me Slot.
Duket se Ibrahimovic e pëlqen Slot, që arriti të fitojë titullin në Premier League në sezonin e tij të parë me Liverpool. Gjithsesi, asgjë konkrete nuk konfirmohet nga bisedimet paraprake, me kuqezinjtë që janë ende pa trajner.
The post Surpriza në stolin e Milan!!! Ibrahimovic synon të sjellë në “San Siro” trajnerin e saposhkarkuar të Liverpool appeared first on Telesport.
