Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është shpallur fajtor për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend më 21 mars të vitit 2018, në ditën kur ishte ratifikuar marrëveshja e demarkimit të kufirit me Malin e Zi. Gjykatësi i rastit tha se vendimi për veprën penale “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” do të shpallet më 8 shtator. Në këtë seancë pritet që palët të paraqesin rrethanat lehtësuese dhe rënduese për këtë rast.

Njoftimi për shpalljen fajtor të Sveçlës vjen disa ditë pasi Gjykata Themelore në Prishtinë e liroi nga akuzat për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca. Sipas aktakuzës së ndryshuar, Sveçla akuzohet se më 21 mars, në sallën plenare të Kuvendit, gjatë një seance të jashtëzakonshme ka përdorur gaz lotsjellës. Sipas Prokurorisë, ai e ka aktivizuar bombolën me gaz dhe e ka hedhur brenda sallës disa herë pa paralajmërim, duke mos u dhënë personave të pranishëm mundësi për t’u larguar.

The post Sveçla fajtor për ngjarjen në Kuvend, dënimi vendoset më 8 shtator appeared first on Alsat.