Asnjë surprizë. Kombëtarja jonë kuqezi del e mundur nga transferta me Anglinë, me shifrat “ngushëlluese” 2-0. Pra, kemi evituar goleadën, si në disa traste të tjera të përballjeve me këtë kundërshtar, ndaj të cilit tashmë bilanci shkon në 7 ndeshje, 7 humbje, vetëm një gol i shënuar ndaj saj.

Fushata eliminatore e Botërorit 2026 për kuqezinjtë nis me disfatën 2-0 në “Wembley”, diçka jo e mirë, por nuk ka vend për dramë. Fundja, duhet me qenë realistë se kush janë “Tre Luanët” dhe cilët ne, ndaj vështrimi duhet hedhur nga sfida e afërt me Andorrën në “Arena Kombëtare”.

Duke folur për mediat, trajneri Sylvinho u shpreh pas sfidës së mbrëmshme ndaj Anglisë: “Anglia është një nga kombëtaret më të forta, ka dy mbrojtësa qendre shumë të fortë. Kjo ishte vetëm ndeshja e parë. Nuk është shumë e lehtë të vish në ‘Ëembley’ dhe të fitosh, unë punoj për këtë gjë.

Këtu luajnë lojtarët më të mirë të botës, është e vështirë. Jam shumë i lumtur dhe krenarë për gjithë lojtarët që luajtën në fushë. Nëse nuk shkon në fushë i organizuar, mund të pësosh edhe 5 gola. Në pjesën e dytë luajtëm më mirë.

Në momentin që u fut Broja bëri një punë të mirë. Aty mund të ishim afruar me barazimin, por shënuan golin e dytë dhe ne humbëm. Nëse nuk i përgatit mirë ndeshjet për 45 minutat e para, përfundon keq.

Kishim vështirësi për t’i bërë presing kundërshtarit. Vetëm Uzuni mund të sulmojë hapësirat. Kemi gabuar në pasimin e parë për të dalë nga zona. Në momentin që del nga ky presing që bëjnë anglezët, mund të rrezikosh.

Nga krahu tjetër ishte një kundërshtar, një skuadër teknikisht fantastike, shumë, shumë e fortë. Ishte e vështirë për mbrojtësit e krahut, Aliji po luan si qendër, jo krah te Dinamo.

Në kombëtare e ka bërë shpesh krahun, dua t’i bëj komplimente, sepse ka bërë një ndeshje shumë të mirë. Edhe Balliut, i cili ka ardhur pa luajtur shumë minuta në klub, i duhej të përballonte Rashford”.

Angli-Shqipëri, notat e lojtarëve! Më i miri në fushë për Shqipërinë ishte Gjimshiti, për anglezët Kane

The post Sylvinho: Broja na afroi me barazimin në pjesën e dytë, dihet se kush është Anglia appeared first on Telesport.