Duke qenë se Sylvinho kishte grumbulluar 26 lojtarë për sfidën e sotme ndaj Polonisë dhe në fakt lejohen vetëm 23 të pranishëm, trajneri i kombëtares ka dërguar në tribunë tre prej tyre: Jasir Asani, Nazmi Gripshi dhe Klinsman Cake.

Jasir Asani ka reaguar përmes dy postimeve në rrjetet sociale, të cilat duket si një kundërpërgjigje e mirëfilltë ndaj këtij vendimi të Sylvinho. Anësori ka bërë share një postim të Xhiljano Skukës dhe një post të tijin pikërisht nga ndeshja e fundit mes Shqipërisë dhe Polonisë, ku kuqezinjtë fituan 2-0. Një nga autorët e golave ishte pikërisht Jasir Asani, me një gol spektakolar nga distanca.

Në fakt në ndeshjet e fundit, Jasir Asani ka humbur vendin e titullarit, madje nuk është rpeferuar as si zëvendësues nga Sylvinho. ndëkrohë, vendimi i brazilianit për ta dërguar sonte në tribunë ishte disi befasues.

The post Sylvinho e dërgoi në tribunë për sfidën ndaj Polonisë, Jasir Asani i kundërpërgjigjet me këto dy foto appeared first on Telesport.