Nga përzierja e kulturave deri tek ëndrra për një vend në Botërorin 2026;  Sylvinho na tregon se si po e përjeton këtë moment historik me Shqipërinë. Në Shqipëri, ky ekip tashmë ka hyrë në histori, mungon vetëm një copëz e vogël për të kompletuar mozaikun më të bukur të viteve të fundit. Në vend mbretëron entuziazmi i një kombi që mund të arrijë realisht ëndrrën e Botërorit. Këtë emocion na e përshkruan vetë trajneri i kombëtares, Sylvinho.

“Pas tri pikëve që morëm në Serbi, gjërat ndryshuan, kur u kthyem në vend na pritën me shumë entuziazëm. Jemi të lumtur që po nxjerrim në pah Shqipërinë nga një këndvështrim tjetër: përtej vendit dhe plazheve, tani ka edhe futboll”, – tha ai për “gianlucadimarzio.com”.

Ky ka qenë një rrugëtim i gjatë që kërkoi durim dhe shumë përkushtim: “Është një eksperiencë e jashtëzakonshme të drejtoj Shqipërinë. Kam pasion për vendin, për njerëzit. Jemi këtu prej tri vitesh dhe po bëjmë një punë të mirë. Duhet t’i falënderoj të gjithë lojtarët, vërtet. Arritja për herë të parë në ‘play off’ e Botërorit është një sukses i madh. Pastaj do ta luajmë këtë shans tre muaj para nisjes së Botërorit. Jemi të kënaqur, por duhet të përgatitemi mirë”.

Trajneri i Shqipërisë nuk frikësohet dhe e di që mund të mbështetet edhe te diversiteti i stileve të lojës që sjellin lojtarët nga kampionatet e huaja: “Shqipëria është një skuadër shumë e organizuar në fushë. Ka diçka europiane, është përzierje. Kemi marrë pak posedim topi nga futbolli spanjoll, por edhe intensitetin e jashtëzakonshëm të futbollit britanik. Unë e kam Brazilin në gjak, jam brazilian edhe si person. Nuk ndalem dhe nuk e frenoj veten”.

sylvinho-albania-imago-gpo-interna

Tani hyjmë në thelbin e kompeticionit me një format krejt të ri që do të përfshijë 48 skuadra: “Praktikisht janë 12 grupe dhe disa skuadra që do të dalin nga ‘play off’. Nga kjo fazë, që duhet ta luajmë ne, por edhe kombëtare si Italia, Suedia, Polonia, kualifikohen vetëm katër. Ky Botëror do të ketë 16 kombëtare më shumë se zakonisht, kështu që do të luhet ndryshe. Nuk është e lehtë. Forca jonë qëndron edhe te bindja e lojtarëve se mund të bëjmë mirë dhe të ndjekim rrugën e duhur”.

Një tjetër temë e diskutuar është mundësia e pezullimit të kampionatit, ose e një jave stazhi për ta përgatitur ‘play off’-in: “Nuk e di se ku mund ta gjejmë një datë për një ndeshje testuese, është shumë e vështirë. Në Shqipëri kemi lojtarë nga e gjithë bota, nga Koreja, Irani, kudo. Nuk e di ende, nuk është e qartë”.

Mes një mekanizmi dhe tjetrit, Sylvinho mendon përgatitjet për të arritur ëndrrën e madhe. Deri në mars nis periudha më e vështirë, sepse kombëtaret duhet të mbajnë kontakt me lojtarët e tyre. Por si mund të bëhet kjo? “Kam avantazhin që jam këtu prej disa vitesh dhe kur erdha fillova një rrugëtim për të njohur lojtarët. Jam shumë komunikativ, me Doriva dhe Pablo Zabaleta do të shkojmë në qytete të ndryshme për një kafe me djemtë dhe biseduar. Gjatë javës përgatiten për një ndeshje, pastaj zakonisht luajnë të dielën, unë të martën do të jem atje. Kemi marrëdhënie të shkëlqyera me lojtarët dhe klubet, nga janari duhet të fillojmë një punë shumë të detajuar. Planifikojmë të vizitojmë tre ose katër lojtarë maksimalisht. Duam t’i shohim në fushë, sepse është gjithmonë një metodë e mirë”.

Siç tha Sylvinho, lojtarët e tij janë të shpërndarë në të gjithë botën, disa prej tyre edhe në Itali. Por çfarë vlerash sjellin në kombëtare? “Futbolli italian është i fortë, një kampionat i vështirë. Ka shumë taktika dhe zhvillim fizik. Ne prej tri vitesh po ndjekim një rrugëtim të bukur. Kemi vizituar shumë lojtarë në Itali. Ata mësojnë shumë. Luajnë në një kampionat të rëndësishëm dhe duket menjëherë rritja e tyre. Duhet t’i falënderojmë të gjithë lojtarët që po bëjnë një punë të shkëlqyer”.

Albania, Sylvinho (imago) interna

Një vështrim edhe mbi merkato dhe lojtarët shqiptarë që mund të bëhen protagonistë: “Me pëlqen shumë t’i shoh lojtarët që rriten. Kemi dy lojtarë që një vit e gjysmë më parë ishin tek U-21 dhe janë përmirësuar shumë. Njëri luan te Lecce dhe është Medon Berisha. E kam marrë në Europianin 2024 në Gjermani për pak eksperiencë. Tjetri është Adrion Pajaziti, që tani luan në Kroaci (Hajduk Split), më parë ishte te Fulham dhe pastaj bëri një hap të madh. Janë dy lojtarë të ndryshëm, por të dy mesfushorë. Besoj shumë tek ata, ka edhe të tjerë, por për momentin ata kanë bërë më shumë progres”.

Mes një të qeshure dhe tjetrës, mbetet vetëm të presim pranverën. Vetëm atëherë do të shohim nëse Shqipëria e Sylvinhos do ta kompletojë mozaikun e saj duke vendosur copëzën e fundit. Nga Brazili deri te përvoja ndërkombëtare, ja rrugëtimi kulturor i Sylvinhos që e bëri të rritet si profesionist dhe si njeri. Sylvinho e konsideron veten qytetar të botës:

“Kam mësuar shumë nga njerëzit që i kushtojnë gjithë ditën futbollit”. Karriera e tij ka qenë një udhëtim ndërkombëtar. Marrëdhëniet njerëzore e kanë bërë një person më të mirë, i pasuruar nga përvoja unike: “Duhet ta pranoj, jam qytetar i botës. Kam jetuar në Brazil deri në moshën 23-24 vjeç. Pastaj kam qenë në Angli, Spanjë (te Celta Vigo dhe Barcelona), sërish në Premier League. Kam qenë bashkëpunëtor i Mancinit tek Interi dhe pastaj te ‘Selecao’. Kam kaluar shumë përvoja”.

Ndërveprimi me shqiptarët i ka kujtuar pak atmosferën braziliane: “Një ambient pothuajse brazilian. Një shqiptar do të bëjë biseda me ty, do të kalojë kohë bashkë. Kontakti është pjesë themelore e komunikimit jo verbal. Kjo më ka lehtësuar integrimin në një kulturë dhe vend që nuk e njihja. Edhe në Itali është po ashtu”.

Dhoma e zhveshjes ka qenë shtëpia e Sylvinhos për 15 vite. Më pas, një këshillë e shndërroi rrugën e tij: “Ivan Carminati, ish-përgatitës atletik i Mancinit tek Interi, më tha: Silvio, do të bëhesh trajner i madh sepse po ndjek një rrugë të bukur. Unë i ruaj këto fjalë. Secili ka kohën e vet, kështu është jeta.

E zbulon Armand Duka: Me Sylvinhon takohem javën që vjen, e finalizojmë shpejt marrëveshjen - Shqiptarja.com

Me ‘UEFA Pro’ kam përjetuar eksperienca të jashtëzakonshme. Me Gasperini dhe Allegri kam ndjekur nga afër rrugëtimin dhe stilin e tyre të menaxhimit. Të gjitha këshillat i kam mbajtur me vete”.

Dallimi midis trajnerit të klubit dhe kombëtares: “Roli i selektorit është krejt tjetër nga trajneri. Përdoren metodologji të ndryshme. Ka shumë seanca në pak ditë. Duhet marrë parasysh edhe fakti që lojtarët vijnë pas një udhëtimi të gjatë. Është e rëndësishme të përgatitet puna e duhur. Pa dyshim është një sfidë e bukur”.

Mancini dhe Italia janë dy konstante në jetën e Sylvinhos: “Disa trajnerë të lënë diçka. Në ‘Pinetina’, në fund të çdo stërvitjeje, Mancini bënte 20 minuta vrap. Unë bashkohesha me të dhe bisedonim për gjithçka, futboll dhe jetë. Kam jetuar me Mancinin si lojtar dhe koleg. Ai është i drejtpërdrejtë, nëse do të të thotë diçka, e thotë duke të parë në sy: është një person i pastër. Ka personalitet të madh. Nuk është e thjeshtë të menaxhosh skuadrat që ka drejtuar”.

Dhe për kombëtaren: “Të luaja kundër Italisë gjithmonë ka qenë emocionuese dhe një nder. Maldini dhe Baggio janë ndër më të mirët që kam sfiduar ndonjëherë”.

The post Sylvinho rrëfehet në 360 gradë: Jam qytetar i botës, me shqiptarët po jetojmë ëndrrën e madhe të Botërorit appeared first on Telesport.