Në “TMW Radio”, gjatë programit “Maracanà”, ka folur ish-futbollisti dhe trajneri Alessio Tacchinardi.
Çfarë Juventusi keni parë?
Pa dyshim që Kolo Muani i ka dhënë një ndihmë të madhe trajnerit Motta, përpara është vendimtar, super-efikas. Është një blerje e shkëlqyer. Më pëlqeu festimi i zjarrtë i trajnerit, ashtu si pjesa e dytë e Juves. Shpresoja për një Juve më të guximshme. Pas një pjese të parë të dobët ndaj Interit, më në fund u rregulluan dhe pastaj pashë atë Juve që më pëlqen mua: intensive, e vendosur dhe agresive. Te goli u pa qartë dëshira dhe grinta e ekipit. Kjo skuadër ka një shpirt luftarak dhe me disa fitore të tjera mund të fitojë më shumë vetëbesim. Pashë atë uri për sukses që i nevojitet këtij klubi.
Çfarë mesazhesh more nga ky derbi i Italisë?
Ndeshjet që ka humbur Interi, i ka humbur sepse e ka humbur përqendrimin plotësisht. Duket sikur del nga loja dhe kjo është e përsëritur. Nuk është çështje arrogance, por Inzaghi po lëshon disa mesazhe të fshehta, sepse disa ekipe kanë më shumë uri për të fituar se ata. Juve kishte më shumë dëshirë për sukses, e njëjta gjë vlen edhe për Fiorentinën. Interi humbet ndeshje të caktuara sepse nuk ka aq shumë dëshirë. Kur kundërshtarët e vënë në vështirësi, atëherë vuan.
Napoli dhe Interi, cilin shikoni më shumë në vështirësi?
Napoli mund t’i fitojë të 7 ndeshjet e fundit. Interi, nëse do të kishte fituar, do të kishte dhënë një goditje të rëndësishme në garën për titull. Tani ka edhe Kupën e Italisë, edhe Ligën e Kampionëve përpara përballjes direkte me Napolin. Lojtarët rezervë nuk po japin aq shumë sa pritej, ndërsa Lautaro nuk pushon kurrë, sepse mungojnë alternativat.
The post Tacchinardi: Më në fund pashë Juventusin intensiv dhe agresiv, siç më pëlqen mua appeared first on Telesport.
