Kryeministri i Albin Kurti, me ceremoni zyrtare, mirëpriti për takim bilateral Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
“Marrëdhëniet ndërshtetërore, marrëveshjet ndërqeveritare, projektet infrastrukturore me interes të përbashkët dhe mundësitë e reja në këtë mandat të dy qeverive, ishin ndër temat kryesore të diskutimit”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Rama uroi kryeministrin Kurti për fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe për formimin e Qeverisë, për çka kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij dhe vullnetin e Qeverisë që drejton për forcimin dhe zgjerimin e marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në shërbim të qytetarëve dhe mbarë kombit.
The post Takimi Kurti – Rama, pritet thellim i bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë appeared first on Alsat.

