Europiani U-17 që po organizohet në Shqipëri sigurisht që ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve që kanë dërguar scout nga e gjithë Europa për të ndjekur disa futbollistë dhe piketuar talentet e të ardhmes duke qenë se janë kombëtaret më të forta në fushë.

Dhe, sigurisht, ka disa emra që bien në sy dhe konsiderohet si yjet e turneut, por që janë nën kontrata adoleshentësh me shumë skuadra top në Europë, mes tyre Arsenali dhe mes tyre një emër: Max Doëman, vetëm 15 vjeç. Ai konsiderohet si lideri dhe ylli i Anglisë U-17 dhe mban numrin “10”.

VIDEO

Anglia ka debutuar sot në Rrogozhinë, në stadiumin e Egnatias, ndaj Belgjikës dhe publiku menjëherë ka vlerësuar detajet dhe sidomos talentin e djaloshit që është mesfushor që ka një hap të jashtëzakonshëm, teknikë, driblime por edhe vizion loje, edhe pse shpeshherë është egoist për të finalizuar aksionet vetë.

VIDEO

Përpara disa kohësh ai u stërvit me ekipin e parë të Arsenalit dhe Arteta e ka në sy, sepse sdëshirojnë ta humbin, aq sa Rice tha se për moshën e tij “Max është një planet tjetër, shumë më lart se çdo bashkëmoshatar dhe e shoh të ardhmen e Anglisë”.

VIDEO

The post Talenti i madh i Arsenalit çmend publikun në stadiumin e Rrogozhinës! Niveli i tij duket jashtë kategorie për Euro U-17 (VIDEO) appeared first on Telesport.