Edhe pse nuk po bën një sezon të mire në Superligë, Tirana vazhdon të nxjerrë talente, të cilët premtojnë shumë për të ardhmen. I fundit është Jordi Jaku, i cili është transferuar zyrtarisht nga Tirana te Bologna.
Njoftimin e ka dhënë vetë klubi bardheblu përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Faleminderit Jordi Jaku. KF Tirana njofton transferimin e lojtarit Jordi Jaku në klubin e Seria A, Bologna FC dhe shpreh mirënjohjen për kontributin e lojtarit në kampin bardh e blu. Kjo fanelle do të mbetet gjithmonë shtëpi për ty. Suksese në rrugëtimin tënd të ri. Të lumtur që arritëm të nxirrnim në pah cilësitë më të mira të lojtarit që je. KF Tirana mbetet një klub lider për transferimet në bashkëpunim me klubet më të njohura Europiane@, shkruhet në njoftimin e Tiranës.
Marrëveshja mes dy klubeve është arritur për shifrën 250 mijë euro. Jaku fillimisht do jetë pjesë e Bologna U20 dhe më pas në bazë të perfomancës do shihet si do vazhdojë karriera e tij. Ky është një shans i artë për 18-vjeçarin, i cili me Tiranën luajti 7 ndeshje në Superiore këtë sezon.
The post Talenti shqiptar bën hapin e madh në karrierë, transferohet nga Tirana te Bologna appeared first on Telesport.

