Shpresat e Manchester Cityt për të fituar titullin e Premier League tani duken të shuara, me 14 pikë prapa kryesuesve të Liverpool.

Këtë e tha mesfushori Bernardo Silva, duke nënvizuar vështirësitë e skuadrës në sezonin aktual, duke pasur parasysh vendin e gjashtë në renditje pasi ka marrë vetëm 2 fitore në 10 ndeshjet e fundit të kampionatin nën drejtimin e Pep Guardiola-s.

Në një intervistë për Sky Sports UK, Silva tha:

“Realiteti është se ne duhet ta pranojmë situatën. Nuk po shikoj Liverpoolin, sepse jemi në vendin e gjashtë. Ne nuk mund të mbështetemi më në atë që bëjnë skuadrat e tjera, si Liverpooli apo Arsenali.

“Objektivi i vetëm tani është të fokusohemi në ndeshjen e radhës për të provuar të marrim tre pikë. Edhe pse nuk është e pamundur, për momentin mund të themi pa hezitim se Manchester City është jashtë garës për titull. Është tepër vonë për të rikuperuar”, pohimi i portugezit.

Mesfushori sulmues i Cityt shtoi më pas:

“Shumë thonë se kampionatin nuk mund ta fitosh para janarit, por sigurisht që mund ta humbësh. Dhe këtë sezon, e vërteta është se ne praktikisht e kemi humbur”, tha 30-vjeçari me origjinë nga Lisbona.

Ndërkohë, Manchester City po përgatitet të presë West Ham, aktualisht i 13-ti në kampionat: një fitore është e detyrueshme për të shmangur të paktën dështimin për t’u kualifikuar në Champions League.

The post “Tani është shumë vonë”, Bernardo Silva: Duhet ta pranojmë appeared first on Telesport.