Paulo Fonseca, pas fitores së arritur në San Siro kundër Empoli-t, ka folur për Milan TV:
“Mendoj se skuadra ka qenë ndryshe në këtë ndeshje: kemi qenë agresivë pa top, kemi rikuperuar shumë topa dhe kjo na ka lejuar të sulmojmë më mirë.
“Jam i kënaqur me gjithçka që kemi bërë. Kemi shënuar 3 gola, por mund të kishim shënuar edhe 6 ose 7 nëse do të kishim marrë vendime më të mira”.
“Reijnders? Të gjithë ne i njohim cilësitë e Tiji. Po shënon më shumë gola dhe është e rëndësishme për të të jetë vendimtar, finalizon shumë mirë. Jam i kënaqur me atë që po bën ai dhe Pulisic.
“Por duhet të them se më kanë pëlqyer më shumë dy momentet e Chukwueze që mbronte në zonën e rreptësisë: kështu bëhet diferenca në një skuadër. Këtë shpirt duhet të kemi”.
The post “Tani jam i kënaqur me gjithçka”, Fonseca: Reijnders? Një lojtar tjetër në pëlqeu më shumë appeared first on Telesport.