Pas medaljes së artë të fituar në stilin e shkëputjes në peshën 75kg, peshëngritësi Briken Calja fitoi sot edhe medaljen e bronztë në stilin e shtytjes, në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Një paraqitje mjaft e mirë e shtangistit kuqezi, që i dhuroi Shqipërisë dy medalje të rëndësishme. Edhe pse Calja synoi dy të arta, nuk ia doli dot, por ai arriti të varë në qafë sërish dy medalje, duke u konfirmuar një kampion.

Në shtytje, në provën e parë, Calja nuk arrin dot të ngrejë 182kg, ndërsa në provën e dytë realizon me sukses 184kg. Në provën e tretë, shtangisti kuqezi synon 187kg, por pa sukses, duke u renditur kështu i treti.

Briken Calja e coi në 5 numrin e medaljeve të Shqipërisë në këtë turne që po zhvillohet në Itali: Dy të arta, një të argjendtë dhe dy të bronzta, ndërkohë që paraqitja e sportistëve kuqezi vijon.

The post “Taranto 2026”/ Calja i sjell edhe medaljen e bronztë Shqipërisë në stilin e shtytjes në peshën 75kg appeared first on Telesport.