Në datat 21 gusht-3 shtator, në Itali do të zhvillohen Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Një event i rëndësishëm i sportit në rajon, ku Shqipëria do të përfaqësohet në Taranto me 70 sportistë.
Ky është një nga delegacionet më të mëdha shqiptare në këtë kompeticion, me pjesëmarrjen e një numri të konsiderueshëm federatash dhe disiplinash sportive, ndaj dhe synohen shumë medalje.
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe në praninë e federatave sportive, organizoi ceremoninë e dorëzimit të Flamurit Kombëtar për ekipin kuqezi.
Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, vlerësoi mbështetjen e madhe që sporti shqiptar ka marrë vitet e fundit dhe rezultatet që kanë ardhur si pjesë e këtij zhvillimi. Në Mesdhetare do të marrë pjesë edhe kombëtarja e të rinjve në futboll.
“Shqipëria sot ka më shumë kampionë, më shumë medalje dhe më shumë sportistë që konkurrojnë në nivelet më të larta ndërkombëtare. Këto rezultate krijojnë edhe më shumë mundësi për ta promovuar Shqipërinë përmes sportit
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, theksoi rëndësinë e një mbështetjeje edhe më të madhe dhe të qëndrueshme për sportin shqiptar, sportistët dhe federatat, si dhe nevojën për të vijuar bashkëpunimin institucional .
The post Taranto 2026/ Shqipëria me ekip të plotë në Lojërat Mesdhetare, delegacioni kuqezi synon disa medalje appeared first on Telesport.
