Milan është në kërkim të një sulmuesi të ri për sezonin e ardhshëm dhe nuk po e anashkalon mundësinë e rikthimit në Serie A të Mateo Retegui, lojtarit të kombëtares “azzurre”, që aktualisht luan me Al Qadisya.

Kuqezinjtë e kishin kërkuar Retegui edhe në vitin 2024, si zëvendësues për Giroud, para se klubi saudit të paguante një shumë prej 67 milionë eurosh, shifër që Atalanta nuk mundi ta refuzonte.

Gjithsesi, fundjavën e kaluar ka patur një darkë mes Igli Tare dhe Alessandro Moggi, një nga agjentët e Retegui. Të dy njihen prej kohësh dhe ky mund të kishte qenë një takim pa motive të tregut të transferimeve.

Megjithatë, interesi i Milan për 26-vjeçarin italo-argjentinas ka qenë i njohur, kështu që mendohet se çështja është trajtuar. Problem mbetet rroga e lojtarit, duke pasur parasysh se Retegui fiton 16 milionë euro neto.

Milan nuk mund të ofrojë më shumë se 5 milionë euro, plus bonuset. Kjo është situata aktuale, përveç nëse zhvillimet nga lufta në Lindjen e Mesme e ndryshojnë situatën, duke çuar në një huazim me mundësi blerjeje dhe një kontribut page nga Al Qadisya.

The post Tare takohet me agjentin e Retegui, Milan vë në shënjestër sulmuesin e kombëtares italiane appeared first on Telesport.