Lidhur me vendimin e ri të SHBA-së për të vendosur tarifa prej 15% për Maqedoninë e Veriut, kryeministri Hristijan Mickoski thotë se kjo është faza e parë dhe se nuk është marrëveshje. Mickoski theksoi se negociatat me SHBA-në do të vazhdojnë pas përfundimit të pushimeve dhe pret që të ketë ulje shtesë të normës së doganës.

“Kjo është faza e parë, kjo nuk është marrëveshje, është faza e parë sepse ai tha se deri më 1 gusht do t’i shpallë normat e reja të doganave, në fakt nuk quhen tarifa, por janë marzha tregtare. Ne i kemi ulur nga 33% në 15%, negociatat vazhdojnë, për momentin jemi në pushim, kushtimisht, menjëherë pas pushimeve vjetore të administratës në zyrën e Presidentit dhe zyrën e Përfaqësuesit Tregtar të SHBA-së, por edhe njerëzit tanë në ministri dhe institucione, pres që në gjysmën e dytë të gushtit të vazhdojmë me negociatat dhe nga ajo që pres, do të shkojmë edhe më poshtë”, deklaroi Hristijan Mickoski– Kryeministër. /Alsat.mk

The post Tarifa prej 15%, Mickoski: Nuk është marrëveshje, negociatat do të vazhdojnë pas pushimeve appeared first on Alsat.