Komisioni Evropian bëri të ditur të martën se mbaroi hetimin antisubvencion dhe mori vendimin për të caktuar tarifa përfundimtare antisubvencion ndaj automjeteve elektrike të importuara nga Kina.
Këto tarifa do të zbatohen nga 31 tetori 2024 dhe do të kenë një afat pesëvjeçar.
Tarifat për prodhuesit e automjeteve elektrike të Kinës që ishin nën hetim, janë të ndryshme: BYD 17.0 %, “Geely” 18.8 %, SAIC 35.3 % dhe kompani të tjera bashkëpunuese 20.7%. Pas paraqitjes së kërkesës për shqyrtim të veçantë, tarifa për “Tesla”-n do të jetë 7.8 %, ndërkohë që për kompani të tjera jobashkëpunuese është 35.3%.
Për këtë vendim të BE-së, zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë të Kinës tha të martën në një konferencë shtypi se pala kineze ka vënë në dukje më se një herë që në hetimin antisubvencion të BE-së ndaj automjeteve elektrike kineze ekzistojnë shumë elemente të paarsyeshme e të paligjshme dhe ky është një veprim proteksionist i “konkurrencës së pandershme” nën petkun e “konkurrencës së ndershme”.

