“Ushqimi përgatitet në enë 30 vjet të vjetra”, kështu tha u.d. drejtori i Klinikës për Fëmijë, Rexhep Memedi duke treguar problemet me të cilat përballen çdo ditë si staf, përcjell TV21. Përveç kuzhinës, në të cilën duhej investuar, probleme kishte edhe me tavanin që ishte pothuajse i shkatërruar. Memedi tha se, fal stafit arrihet të mbahet pastërti pavarësisht se në ato kushte është e vështirë.

Memedi tha se kanë filluar proceduar për renovimin e tërësishëm të kuzhinës që pret që punimet të përfundojnë deri në janar të vitit të ardhëm.