E shtuna ishte një ditë për t’u harruar për Bayern Munich. Bavarezët jo vetëm që humbën 2-0 ndaj PSG dhe si pasojë i thanë lamtumirë Kupës së Botës për klube, por ata u përballën edhe me dëmtimin e rëndë të Jamal Musiala (u përplas me Donnarumma).
Max Eberl, drejtor sportiv i Bayern Munich, deklaroi: “Ky dëmtim i rëndë dhe mungesa e gjatë janë një tronditje e vërtetë për Jamal dhe për të gjithë ne. Është një goditje e fortë për Bayern Munich”.
“Të gjithë e dinë sa i rëndësishëm është Jamal për lojën tonë dhe çfarë roli qendror luan në ekipin tonë. Për më tepër, nga një këndvështrim njerëzor është një situatë jashtëzakonisht e hidhur”, shtoi Eberl.
“Jamal sapo ishte kthyer nga një dëmtim dhe tani do të duhet të ndalet përsëri për një kohë të gjatë. Ai do të ketë të gjithë mbështetjen e mundshme nga ana jonë. Ne do të jemi në krah të tij dhe do ta ndjekim hap pas hapi. Mezi presim ta shohim përsëri në fushë
The post Te Bayern reagojnë pas dëmtimit të Musiala: Një “shock” për ne dhe lojtarin appeared first on Telesport.
