Qeveria njofton se më 30 qershor dhe 1 korrik 2025, në Shkup, në hotelin “Hillton”, do të mbahet takimi i liderëve BE–Ballkani Perëndimor, i kushtuar Planit për Rritje.
“Më 30 qershor (e hënë), duke filluar nga ora 16:00, do të mbahet takim tet-a-tet ndërmjet Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, pas së cilës do të pasojë një takim bilateral me delegacione në format më të zgjeruar”, thuhet në njoftim.
Në orën 9:30 parashikohet mbërritja dhe pritja zyrtare e liderëve të Ballkanit Perëndimor.
Në orën 10:00 do të fillojë paneli i parë kushtuar Planit për Rritje të Ballkanit Perëndimor
Fjalime hyrëse do të mbajnë kryeministri Hristijan Mickoski dhe komisionerja për Zgjerim, Marta Kos.
Plani për Rritje për Ballkanin Perëndimor
Për Maqedoninë e Veriut janë të dedikuara 750 milionë euro.
The post Të hënën dhe të martën në Shkup do të mbahet takimi i liderëve BE-Ballkani Perëndimor për Planin e Rritjes appeared first on Alsat.
