Pas shumë sezonesh të vështira, vitin e kaluar McLaren u rikthye kampion i botës për konstrutkorë në Formula 1. Dominim që makina britanike e ka edhe këtë sezon me dy pilotët e saj, Oscar Piastri dhe Lando Norris.
McLaren ka fituar 5 nga 6 garat e zhvilluara deri më tani, por rivaliteti mes dy pilotëve të saj po bëhet i fortë. Një betejë e brendshme që ka lënë në dilemë drejtuesit e skuadrës në lidhje me faktin se cilin do të mbështetet më shumë.
“Këtë gjë do ta zbulojmë vetëm me kalimin e kohës”, tha Zak Brown, shefi i McLaren për “Daily Mail”. Ai përjashtoi çdo ndërhyrje nga McLaren në luftën mes dy pilotëve: “Ka respekt absolut mes tyre”.
“Në një moment të sezonit ata edhe mund të përplasen, por unë nuk jam i shqetësuar. Ne nuk do të japim urdhra ekipi dhe nuk do të emërojmë një pilot të parë përveç rastit kur njëri prej tyre të jetë matematikisht jashtë garës
Në fund, ai tha: “Nuk mendoj se do të ndodhë ndonjëherë që ne mund të japim urdhëra. Më tepër shpresoj se ata do të luftojnë për titullin deri në fund. U takon atyre të vendosin se kush do të fitojë”.
The post Te McLaren përgatiten për përplasjen Piastri-Norris: Le ta vendosë pista kush është më i miri appeared first on Telesport.
