Lajme të këqija nga pushimi ndërkombëtar për Milan dhe trajnerin Massimiliano Allegri. Kambanat e alarmit kanë rënë për anësorët në lidhje me gjendjen e Pervis Estupinan, i cili humbi miqësoren kundër Shteteve të Bashkuara dhe u zëvendësua në pushimin e pjesës së parë për shkak të dhimbjeve të forta në kyçin e këmbës së majtë.

Gjendja e tij do të vlerësohet plotësisht në orët në vijim, por ai do të humbasë ndeshjen kundër Meksikës. Edhe Alexis Saelemaekers ka problem fizike, pasi pësoi një tendosje muskulore kundër Maqedonisë së Veriut, e cila është rezultat i një dëmtimi të muskulit fleksor.

Ish-lojtari i Romës do të humbasë ndeshjen kundër Uellsit dhe do të kthehet në Milano për kontrolle të mëtejshme, por nëse diagnoza konfirmohet, ai rrezikon të jetë jashtë për rreth një muaj.

Ekziston gjithashtu shqetësim për Adrien Rabiot, për shkak të një dëmtimi të pulpës së këmbës të pësuar kundër Azerbajxhanit. “Adrien nuk është stërvitur si masë paraprake; ai ka marrë një dëmtim në pulpë dhe i duhet më shumë kohë”, tha trajneri i Francës Didier Deschamps në prag të ndeshjes kundër Islandës.

Francezi është në dyshim për ndeshjen e së hënës në mbrëmje, me Milan gjithashtu duke e monitoruar nga afër këtë çështje. Rafael Leao është një nga dy lojtarët që nuk u stërvit dje me Portugalinë përpara ndeshjes kundër Hungarisë.

Federata Portugeze e Futbollit, megjithatë, nuk ka publikuar asnjë informacion të mëtejshëm mbi gjendjen e tij. Nuk ka lëndim, vetëm trajtim mjekësor të vazhdueshëm me sulmuesin që është kthyer tashmë në Itali dhe do të stërvitet në Milanello të martën.

The post Te Milan janë në ankth, katër lojtarë të dëmtuar me kombëtaret e tyre rrezikojnë të mos luajnë appeared first on Telesport.