Ivica Srezoski është një 42 vjeçar nga Gostivari që vuan nga ataksia spino-cerebrale. Deri në moshën 17 vjeçe ka qenë djalë i cili e ka dashur çiklizmin dhe alpinizmin, por në këtë moshë ëndrra e tij për të shijuar natyrën dhe për të pasur jetë normale dalëngadalë u shua. Tashmë 25 vjet së bashku me familjen e tij lufton për një të nesërme më të mirë. Ai pas trajtimit me qeliza staminare në Kinë, që ka qenë një shpresë shumë e madhe për përmirësimin e gjendjes së tij, nga Kina është kthyer në gjendje edhe më të rënd. Mbështetja më e madhe e tij janë prindërit e tij të cilët kanë të ardhura të ulëta, por siç thotë Ivica falë Zotit kanë çfarë të vendosin në tryezë kur ulen të hanë.
Mjekët së fundmi i kanë rekomanduar kinezo-terapi dhe rehabilitim me robotikë me qëllim që t’i përmirësohet sadopak gjendja e tij. Ky trajtim është i qasshëm edhe në Shkup por nuk mbulohet nga Fondi shëndetësor, andaj kjo barrë e madhe financiare i rëndon shumë në shpirt e Ivicës dhe familjes së tij. Shuma e nevojshme për këtë trajtim është rreth 20 mijë euro.
Të gjithë njerëzit human që duan t’ia kthejnë shpresën Ivicës që së paku të mundet, siç thotë ai, një gotë ujë ta merr vetë, këtë mund ta bëjnë në numrat e telefonit dhe xhirollogaritë që shihni në ekran.
Numrat e telefonit për donacione
A1 143 487 Telekom 143 141
Xhiro-llogaria në denarë
IVICA SREZOSKI
200003182230977
IBAN MK
07300307060987660
SWIFT KOBSMK2X
Numri për kontakt
078 511 758
