Derbi i Madrid-it mes Real-it dhe Atletico-s i mbyllur në barazim 1-1, vazhdon të prodhojë polemika, për disa vendime të diskutueshme të arbitrit Soto Grado. Te Real-i janë të tërbuar me të për shkak të penalltisë që akordoi në minutën e 35-të në favor të Atletico-s.

Megjithatë, duket se Grado ka favorizuar Real-in në një rast tjetër, ku duhej të akordonte karton të kuq për Dani Ceballos, të paktën kështu mendon  ish-gjyqtari Eduardo Iturralde Gonzalez.

“Ky rast është për karton të kuq, sepse Ceballos nuk shkon për topin. Ai shkeli mbi Pablo Barrios qartësisht dhe e ktheu këmbën e tij të djathtë për ta bërë këtë. Për mua, VAR duhej të ndërhynte pasi ishte karton i kuq”, tha ish arbitri i njohur në një intervistë për Cadena Ser.

Pavarësisht këtij rasti, te Real-i nuk iu del inati për penalltinë në kontaktin e pretenduar në rastin Tchouameni-Lino dhe eagimet kanë qenë të shumta.

The post “Te Real-i ankohen për arbitrimin, por mesfushori madrilen duhej të ishte ndëshkuar me karton të kuq” appeared first on Telesport.