Nga të shtënat me armë zjarri në Çair, një person ka mbetur i plagosur, i cili është dërguar për të marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Qytetit, përcjell TV21. Të shtënat e sontme në Çair kanë qenë të lidhura me grupin Baron.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë ka pasur të shtëna me armë zjarri në Çair në afërsi të marketit Vero, ku ka mbetur i plagosur një 19-vjeçar nga Shkupi.

Lajmi në përditësim……….