Një person është plagosur si pasojë e të shtënave pranë Kuvendit të Serbisë në Beograd gjatë një incidenti ku shpërtheu edhe zjarri në një tendë aty pranë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka cilësuar këtë incident si “akt terrorist”.
Policia ende nuk ka njoftuar zyrtarisht se çfarë ka ndodhur dhe çfarë e shkaktoi zjarrin që shpërtheu në tendat e vendosura në zonën që ruhet vazhdimisht nga policia. Mediat serbe raportuan se policia e arrestoi një person para Kuvendit, nën dyshimin se e ka plagosur me armë zjarri një tjetër. Policia bllokoi hyrjen dhe nuk lejoi kalimin para Kuvendit.
The post Të shtëna në Beograd, një i plagosur pranë Kuvendit appeared first on Alsat.