Të shtunën edhe nëpër qytete borë e përcjellur me erë të fortë nga veriu

Siç eshte paralajmëruar edhe më herët, të premten e 20 dhjetorit pasdite, gjatë natës drejt së shtunës dhe të shtunën e 21 dhjetorit, territori i Maqedonisë do të preket nga një valë e re e ajrit të ftohtë dhe të lagësht nga veriu, aktivitet me qendër mbi Mesdhe .

Në këtë situatë do të ketë reshje më të dendura shiu, kurse në male dhe në vendet më të larta deri në rreth dhe nën 1000 metra, ndërsa të shtunën diku në vendet e ulëta, sidomos në zonat perëndimore dhe veriore do të ketë reshje bore.Në male do të ketë rritje të mbulesës së përhershme të borës, ndërsa në vendet më të larta do të formohet mbulesë bore.

Një mbulesë më e vogël bore mund të formohet të shtunën më 21 dhjetor në disa qytete, veçanërisht në perëndim dhe veri të Maqedonisë.

Sa i përket Shkupit me rrethinë, edhe ato ditë do të ketë reshje shiu, e sidomos të shtunën për shkak të depërtimit të ajrit të ftohtë nga veriu, në malet përreth do të ketë reshje bore, si dhe kushte për borë herë pas here më të lehtë do të ketë edhe në rajonet më të larta të luginës. Mund të ndodhë që një dukuri e rrallë e rrëshqitjes së borës të ketë edhe në zonat e poshtme të luginës.

Ditën e shtunë herë pas here do të fryjë erë e fortë nga veriu, e cila do të bëjë që temperaturat të ulen ndjeshëm dhe temperaturat maksimale ditore do të rriten në intervalin prej vetëm 1 deri në 8 gradë. Në Shkup deri në rreth 4 gradë.