Lajme të mira për trajnerin e Arsenal, Mikel Arteta. Sulmuesi anglez Bukayo Saka i është rikthyer dje stërvitjes për herë të parë që nga dhjetori, kur dhe u dëmtua e operua.

Rikthimi i tij në stërvitje është një shtysë e madhe për skuadrën në këtë fundsezoni, që synon të fitojë një trofe. Anësori i “topçinjve” është i dëmtuar që nga 21 dhjetori, por është i vendosur të rikthehet sa më shpejt.

Ishte vetë Saka ai që dha lajmin e madh përmes një postimi në rrjetet sociale, duke treguar veten sërish në fushë: “Përshëndetje përsëri”, ishte mesazhi i sulmuesit anglez, një nga më të mirët në Premier League.

Arsenal rikthehet në Premier të marten, kur pret Fulham në derbin e Londrës. Nuk dihet nëse Saka do të jetë në atë ndeshje, por mund të akomodohet të paktën në stol, për të mbështetur shokët.

The post Tek Arsenal të lumtur, sulmuesi Bukayo Saka i rikthehet stërvitjes pas 3 muajsh appeared first on Telesport.