Izraeli ka përforcuar praninë ushtarake në Liban, disa orë pas sulmit të paprecedentë me raketa nga Irani.

Gjatë orëve të mëngjesit ushtria lëshoi një tjetër urdhër evakuimi për banorët libanezë në jug të vendit, ndërsa mediat raportuan për përplasje të reja në afërsi të kufirit. Shtimi i trupave në veri tregon se Izraeli do të shkojë përtej bastisjeve të kufizuara që ka lajmëruar më herët.

Uzshtria Izraelite po vazhdon konfliktin në tre fronte, me Hamasin në rripin e Gazës, Hezbollahun në Liban dhe sulmet e Iranit nga ajri.

Një natë më parë i gjithë izraeli u përball me një valë sulmesh të dërguara drejtpërdrejtë nga Teherani. Vonë të martën kryeministri Netanjahu paralajmëroi kundërsulm ndaj Iranit për të cilin tha se kishte bërë një gabim të madh.

“Regjimi në Iran nuk e kupton vendosmërinë tonë për të mbrojtur veten dhe vendosmërinë tonë për t’u hakmarrë kundër armiqve tanë. Ne do t’i qëndrojmë rregullit që kemi vendosur: këdo që na sulmon, do ta sulmojmë”, tha ai.

Korpusi i gardës revoluicionare të Iranit tha se sulmi ishte hakmarrje për agresionin e izraelit kundër aleatëve të tij në gaza dhe Liban.

Një zyrtar izraelit i sigurisë tha se shumica e raketave balistike u kapën nga forca ajrore e Izraelit, në bashkëpunim me Komandën Qendrore të Forcave Ajrore të SHBA-së. /vizionplus.tv