Sot në vend pritet mot me vranësira të ndryshueshme. Në pjesët perëndimore do të ketë reshje të dobëta shiu herë pas here, ndërsa në zonat malore dhe në disa vende më të larta priten reshje bore.
Do të fryjë erë mesatare, e cila në disa vende do të jetë e përforcuar nga drejtimi verilindor.
Temperaturat do të lëvizin nga rreth 3 gradë Celsius minimalja, deri në 8 gradë Celsius maksimalja.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha me diell, ndërsa do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga verilindja./Alsat.
The post Temperatura deri në 8°C, mot me vranësira të ndryshueshme appeared first on Alsat.
