Sot në vend do të mbizotërojë mot me diell dhe i nxehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 9 deri në 18 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 33 deri në 39 gradë.
Në Shkup, mot i ngjashëm me erë të lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të bjerë në 18, ndërsa maksimale do të arrijë 38 gradë.
Moti i nxehtë do të vazhdojë deri në fund të javës së ardhshme kur temperaturat gjatë ditës pritet të kalojnë 40 gradë. Parashikuesit paralajmërojnë që moti i nxehtë do të ndihet edhe natën kur temperaturat do të mbeten të larta.
