Moti sot do të jetë me diell me vranësira lokale të lehta deri mesatare, ndërsa pasdite në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në 6, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 13 deri në 19 gradë Celsius.
Në Shkup, gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe me vranësira të lehta deri mesatare dhe erë të lehtë veriore, ndërsa paradite në disa pjesë të luginës me kushte për paraqitje të mjegullës. Temperatura minimale do të ulet deri në 2, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë deri në 16 gradë Celsius.
Sipas paralajmërimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), vijon periudhë e qëndrueshme dhe mot i thatë me mëngjese më të ftohta. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht me diell me vranësira të lehta deri mesatare. Në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës.

