Gazetar: Avni Tahiri
Punonjësit e ndërmarrjeve “Florakom” dhe “Luna” pjesë e Ndërmarrjes Publike Parqe dhe Gjelbërim të cilët kanë mbetur edhe pa sigurim shëndetësor dhe pa pagën e gushtit, sërish bllokuan rrugën para Qeverisë për të kërkuar pagat e prapambetura.
Drejtuesi i Sindikatës tha se në mesin e punëtoreve që protestojnë për pagat e vonuara, ka edhe të sëmurë që nuk mund të realizojnë kontrolle mjekësore për shkak të ndërprerjes së sigurimit shëndetësor.
”Arsyeja është e njëjtë si ditët tjera, pagat e pa paguara e muajit gusht. Për fat të keq ende nuk kemi mirëkuptim nga ana e menaxhmentit të NP Parqe dhe Gjelbërim që të behet pagesa e këtyre të punësuarve në dy kompanitë. Siç e shihni, në këtë të ftohtë, të punësuarit janë detyruar që të drejtën e tyre të ligjshme që të marrin paga deri më të 15 për muajin e kaluar janë detyruar ta kërkojnë në këtë mënyrë dhe tek disa të punësuar shëndeti është rrezikuar” , deklaroi Stojançe Kashikovski – Kryetar i SUTKOZ-it.
Punonjësit e ndërmarrjeve “Florakom” dhe “Luna” të Ndërmarrjes Publike Parqe dhe Gjelbërim, paralajmëruan se bulevardi i Ilindenit në Shkup edhe të hënën do të jetë i bllokuar nëse nuk marrin pagat e vonuara. Nga Ndërmarrjes Publike Parqe dhe Gjelbërim, deri tani nuk ka ndonjë reagim se kur do të shlyhet borxhi ndaj këtyre punonjësve. /Alsat.mk
The post Temperaturat e ulëta nuk ishin pengesë që punëtorët e “Florakom” dhe “Luna” të kërkojnë pagat e tyre appeared first on Alsat.