Tension i lartë në fund të ndeshjes Cagliari–Juventus mes trajnerit bardhezi, Luciano Spalletti, dhe atij të sardëve, Fabio Pisacane. Të dy u përballën kokë më kokë dhe për pak sa nuk u përleshën fizikisht. Pisacane i tha diçka Spallettit dhe e kapi nga krahu i majtë, ndërsa ky i fundit reagoi menjëherë, duke e përshkallëzuar situatën.

Ndërhyrja e stafeve të të dyja skuadrave dhe e arbitrit të katërt shmangu përplasjen fizike. Megjithatë, arbitri Marcenaro vendosi t’i ndëshkonte të dy trajnerët me karton të kuq.

Pas ndeshjes, Spalletti shpjegoi për DAZN se çfarë kishte ndodhur: “Unë i thashë se janë të zotë, luajnë mirë, dinë edhe të humbasin kohë. Ai më pyeti se çfarë doja të thosha me këtë dhe arbitri na nxori jashtë. Asgjë e veçantë, gjithçka normale”.

The post Tension i lartë mes Spallettit dhe Pisacane, për pak sa nuk përleshen. Të dy me karton të kuq appeared first on Telesport.