Ka shpërthyer një çështje diplomatike për Botërorin 2026. Federata Iraniane (FFIRI) ka hapur zyrtarisht bisedime me FIFA-n për të zhvendosur ndeshjet e fazës së grupeve nga SHBA në Meksikë. Mes konfliktit në Lindjen e Mesme dhe deklaratave të fundit nga “Shtëpia e Bardhë”, siguria e delegacionit iranian konsiderohet në rrezik në territorin amerikan.
“Meqenëse presidenti i SHBA, Donald Trump, ka deklaruar hapur se nuk mund të garantojë sigurinë e kombëtares iraniane, sigurisht që nuk do të shkojmë në Amerikë”, – deklaroi Mehdi Taj, president i federatës iraniane. Fjalët e tij, të publikuara në “X” nga përfaqësia diplomatike, janë të qarta: Teherani kërkon të shmangë SHBA. “Po negociojmë me FIFA-n që ndeshjet e Iranit të zhvillohen në Meksikë”, – shtoi ai.
Mbetet për t’u parë qëndrimi i FIFA-s ndaj kësaj kërkese që mund të prishë kalendarin dhe logjistikën. Një zëdhënës deklaroi: “Jemi në kontakt me të gjitha federatat pjesëmarrëse, përfshirë Iranin. Shpresojmë që të gjitha skuadrat të luajnë sipas kalendarit të shpallur më 6 dhjetor 2025”.
The post Tensione për Botërorin 2026, FIFA: Të gjithë të respektojnë kalendarin, edhe Irani appeared first on Telesport.
