Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar pas tensioneve në protestën e opozitës ku protestuesit hodhën molotov në derën e kryeministrisë.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Balla i kujton Berishës se nuk e djeg dot Shqipërinë.
“Sali ti nuk e djeg dot më Shqipërinë”, shkruan Balla në Facebook.
Protesta e sotme e opozitës u shoqërua me tensione e përplasje në përfundim të fjalës së liderit demokrat Sali Berisha, ku u hodhën molotov drejt kryeministrisë.
Si pasojë u lëndua një qytetar, i cili u përfshi nga flakët dhe dy efektivë policie.
