Kontratat e ardhshme të naftës së papërpunuar Brent, referenca globale për naftën, u rritën me 2.36 dollarë, ose 2.5 përqind, në 98.50 dollarë për fuçi në orën 7:30 të mëngjesit sipas orës qendrore të Evropës, raportoi Reuters.
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha të hënën se negociatat për një marrëveshje me Iranin mund të zgjasin, siç tha ai, disa ditë, duke zbehur shpresat për një përfundim të shpejtë të luftës.
Çmimi i naftës së papërpunuar Brent u rrit me më shumë se dy përqind këtë mëngjes pasi forcat amerikane kryen sulme ndaj objektivave në Iranin jugor, duke hedhur një hije të re pasigurie mbi mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës dhe për të hapur Ngushticën e Hormuzit – një situatë që reflektohet edhe një herë drejtpërdrejt në tregjet botërore.
The post Tensionet SHBA-Iran “tronditin” tregjet, nafta rritet mbi 2% appeared first on Alsat.
