Marc-Andre ter Stegen po shkëlqen te Ajax këtë sezon, aty ku u huazua nga Barcelona gjatë merkatos së kalaur. Megjithatë, portieri gjerman nuk e quan të mbyllur kapitullin e tij te Barcelona dhe nuk përjashton një rikthim të tij te katalanasit.

“Kam luajtur për Barcelonën për dymbëdhjetë vjet dhe, rrjedhimisht, kam një lidhje të ngushtë me këtë klub. Jemi ende në nëntor, ndaj nuk mund të them me siguri se çfarë do të ndodhë në verë”, u shpreh Ter Stegen në një intervistë për Sport Bild.

Ajo që e bën të vështirë rikthimin e Ter Stegen te Barcelona është qëndrimi i Flick, i cili sipas medieve pranë klubit katalanas prej kohësh ka kërkuar largimin përfundimtar të portierit gjerman dhe për sa kohë ai do të jetë në krye të klubit katalanas, për portierin gjerman nuk do të ketë vend.

The post Ter Stegen nuk e përjashton rikthimin te Barcelona, por ka një çështje të pazgjidhur me Flick appeared first on Telesport.